Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar gjatë ditës së sotme në kullën e Rifat Jasharit.
Nën mikpritjen e kryefamiljarit, Mehaj diskutoi shumë çështje me të pranishmit, ndërsa tha rruga e Jasharëve është udhërrëfyes për zhvillimin e ushtrisë.
“Gjatë rrugës tonë për zhvillimin e ushtrisë nuk kishin se si të mungonin këshillat e bacës Rifat Jashari. Ai është heroi i gjallë mes nesh, i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë”, shkroi ndër tjerash ai.

























