Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate, përcjell KosovaPost.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një statusi të tij në një nga rrejtet sociale ka bërë të ditur se në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake.
Ai mes tjerash ka shkruar se “përpos avancimit të shkathtësive, ky trajnim ka mundësuar edhe shkëmbimin e përvojave, si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për trajnime tjera të përbashkëta”.
Postimi i plotë:
Policia Ushtarake e FSK-së së bashku me Policinë Ushtarake të Forcave të Armatosura Kroate, trajnohen së bashku.
Në Split të Kroacisë është realizuar trajnimi në kontrollin e trafikut gjatë qarkullimit të mjeteve transportuese dhe mjeteve tjera ushtarake.
Përpos avancimit të shkathtësive , ky trajnim mundësoi edhe shkëmbimin e përvojave si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen për trajnime tjera të përbashkëta.
🇭🇷🤝🇽🇰