Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar ish-homologët e tij që kanë udhëhequr me këtë dikaster në qeveritë e kaluara, përcjell KosovaPost.
Në këtë takim morën pjesë Rrustem Berisha, Haki Demolli e Anton Quni, teksa Mehaj tha se eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe ushtarake, është e rëndësishme për proceset aktuale zhvillimore.
“Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë:
Eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe profesionale ushtarake është shumë e rëndësishme në proceset tona aktuale zhvillimore.
Sot, pata kënaqësinë të pres në zyren time, ish-ministrat e mbrojtjes, pararendës të mi, Rrustem Berishën, Haki Demollin dhe Anton Qunin.
Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Së bashku ishim të qëndrimit se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme të realizojmë edhe në të ardhmen.