Memli Krasniqi: Nuk do të ketë mandatar të dytë e as ndarje të ‘burrave’ të PAN-it

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të formohet qeveria e re nga koalicioni PAN. Sipas tij ka një vullnet të mire,  jo vetëm brenda koalicionit fitues por edhe jashtë tij për një qeveri efikase e cila do të qartësohet kësaj jave, transmeton Kosova Post.

Në një intervistë për Kosova Post, Krasniqi u ka kujtuar partive të tjera me përqindje më të ulët të votave se nuk do të ketë mandatar të dytë sepse Haradinaj do të formojë qeverinë e koalicionit PAN dhe do të jetë kryeministër i vendit shumë shpejtë.

Mes tjerash nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka hedhur poshtë çdo mundësi të ndarjes së ‘burrave’ të PAN-it mes vete.

Kosova Post: Zotëri Krasniqi cila janë të rejat e fundit sa i përket formimit të qeverisë?

Memli Krasniqi: Tash ka filluar të rrjedh afati për konstituimin e Kuvendit, brenda këtij afati, por jo pjesën e fundit të 30 ditëshit ne do të mbajmë seancë konstituive dhe pa humbur kohë do ta mbajmë edhe seancën për votimin e qeverisë. Ka një vullnet të mire jo vetëm brenda koalicionit PAN, por edhe jashtë radhës së koalicionit fitues për ta pasur një qeveri efikase të udhëhequr nga zoti Haradinaj, për çka besoj se do të qartësohet brenda kësaj jave.

Kosova Post: A do të thotë kjo që ketë fund javë qeveria do të jetë gati?

Memli Krasniqi: Jo kjo është çështje e procedurave, do të thotë mbajtja e seances së Kuvendit parashihet me rregulloren e punës së kuvendit, janë disa procedura të takimeve, që duhen të mbahen. Ky është një proces që sipas legjislacionit në fuqi udhëhiqet nga kryetari Kadri Veseli, besoj që gjatë ditëve në vijim do të ketë hapa konkret, pastaj do të definohet data e mbajtjes së seancës konstituive, pas së cilës besoj pa humbur kohë do të mbahet edhe seancë për formimin e qeverisë.

Kosova Post: A i ka numrat koalicioni PAN?

Memli Krasniqi: Absolutisht Po. Kjo është një çështje që nuk është temë që një periudhë të caktuar kohore. Por ne besojmë që në kuptimin e një korrektësie politike mund të ketë edhe në takime tjera për të shprehur dhe dëgjuar opinionet e të tjerëve, por që çështja e numrave nuk është tema.

Kosova Post: LDK i ka bërë me dije Haradinajt se nuk hynë në koalicion derisa PDK është pjesë e PAN-it. Cila është përgjigja juaj në ketë rast çka do i kishit thënë ish-partnerit tuaj të dikurshëm qeverisës?

Memli Krasniqi: Këto janë çështje të cilat nuk meritojnë kurrfarë trajtimi serioz, sepse partia e cila është e treta në zgjedhje nuk i vjen radha as për të diskutuar për këto punë. Mandatar të dytë nuk do të ketë. Mandatari, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës në qeverinë që do të konfirmohet në ditët në vijim.

Kosova Post: A ka rrezik që do të ndahen ‘Burrat‘ e PAN-it?

Memli Krasniqi: Jo. Nuk ka asnjë rrezik sa i përket kësaj çështje. Nuk do të ketë ndarje në mes të partnerëve të koalicionit PAN./Kosova Post.net/Intervistoj: Mirjeta Dervishi/

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Matoshi: PDK-ja u dorëzua para Haradinajt nga frika prej LAA-së

Zgjedhjet e 11 qershorit gjetën opinionistin Halil Matoshi