Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
Bashkë diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, si dhe koordinimin e politikave rajonale e integruese drejt BE-së.
“Bashkë diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve tona dhe koordinimin e politikave rajonale e integruese drejt BE-së. Maqedonia e Veriut në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, janë me fat që si liderë të institucionit më të lartë legjislativ e kanë Talat Xhaferin”, theksoi Krasniqi.
Pas takimit me Xhaferin, lideri i PDK-së ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të cilit i ka uruar 31-vjetorin e pavarësisë dhe e ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut ka dhënë për Republikën e Kosovës.