Profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Evropian pasi mori vendim në parim që të nisin bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
Ai në një postim në Facebook, u shpreh se nuk është kundër anëtarësimit të këtyre dy shteteve në BE, por fakti se kjo e fundit po tallet me shtetet e Ballkanit, ku për 20 vite vetëm vendosë kushte që nuk i kupton askush.
“A do të thotë kjo se e vetmja mënyrë që të integrohet Ballkani është nisja e një luftë të re? Se sqarim tjetër logjik nuk gjej. Edhe në Ballkan është Rusia rrezik përmes Serbisë.
E kam thënë disa herë, edhe këtu edhe me studentë, se Evropa s’do ketë kuptim as siguri por as të ardhme pa u përbyllë si zonë politike, ekonomike dhe ushtarake me Ballkanin brenda”, shkroi ndër të tjera Kraki.