Skuadra spanjolle, Barcelona ka mposhtur mposhtur mbrëmë skuadrën e Atletico Bilabao-s me rezultat 4-0, duke ‘ndërtuar’ kësisoj një ndeshje të mrekullueshme nga lojtarët e Xavit, shkruan KosovaPost.
E, njëri nga lojtarët i cili u pa më së shumti duke qarkulluar nëpër fushën e blertë është mesfushori i skuadrës katalunase, Pedri Gonzalez, i cili nga shumë mediume spanjolle po vlerësohet si truri i Barçës.
19-vjeçari ishte lojtari më i spikatur në këtë takim, ku Pedri bëri një paraqitje fantastike, ndërsa nuk nguroi të bënte edhe disa lëvizje me topin që mahnitën edhe spektatorët që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Kur po kalonte minuta e 79-të e takimit, mesfushori i talentuar e turpëroi një mbrojtës të Bilbaos, duke i futur topin në mes të këmbëve.
Video:
Driblim ky që po “çmend” të gjithë, teksa videoja e këtij momenti është bërë virale në internet, të cilët tifozët janë të mahnitur nga talenti i mesfushorit 19-vjeçar.
Në internet gjithashtu qarkullon një video ku shikohen Pedri dhe Xavi duke bërë të njëjtat lëvizje ndaj kundërshtarëve të tyre, siç duket tekniku spanjoll ka arritur që më së miri të depërtojë te 19-vjeçari edhe klasin e tij.