Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj beson që edhe mbas takimit me ambasadorët e QUNIT-it, Kurti do të mbajë qëndrimin për targat dhe se nuk do të bëjë kompromis.
Miftaraj ka shkruar pozitë e opozitë , shoqëri civile e institucione të tjera duhet t’i qëndrojnë dhe ofrojnë mbështetje kryeministrit Kurti.
“Dialogu ka kuptim kur dy palët trajtohen të barabarta” ka shkruar Miftaraj në Facebook
Postimi i plotë:
Shtetet e Kuintit i shkojnë në zyrë Kurtit.
Kurti besoj se do te mbaj qëndrimin për targat dhe nuk do te bej kompromis.
Pozitë, opozitë dhe shoqëri civile duhet ti qëndrojnë dhe ofrojnë mbështetje Kryeministrit. Dialogu ka kuptim kur dy palët trajtohen te barabarta.