Një Organizatë e të Drejtave të Njeriut ka deklaruar se që nga fillimi i agresionit ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit më 26 mars të vitit 2015, në Jemen janë vrarë 2.412 gra dhe 3.825 fëmijë jemenas.
Agjencia e lajmeve SEBA njoftoi se organizata jemenase “INTISAF” që vepron në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe grave, sot (të enjten) me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Njeriut (10 dhjetorin) ka deklaruar: “Që nga fillimi i agresionit ushtarak të koalicionit saudit-amerikan kundër Jemenit në muajin mars të vitit 2015 deri në nëntor të vitit 2021, janë vrarë 3.825 fëmijë dhe janë plagosur 4.157 fëmijë jemenas”.
Organizata INTISAF gjithashtu ka shtuar: “Sulmet e Arabisë Saudite kundër spitaleve dhe qendrave shëndetësore është bërë shkak që grat jemenase të privohen nga shërbimet shëndetësore. Përveç kësaj, duhet vë në dukje edhe përhapja e sëmundjeve dhe shtimi i kequshqyerjes sidomos në mesin e grave shtatzëna dhe gjidhënëse si dhe rritjes së rasteve të abortimit dhe lindjes jonormale si rezultat i armëve të ndaluara të përdorura nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite. Gjithashtu 1.200.000 gra jemenase po vuajnë nga kequshqyerja që gjysma e tyre janë shtatzëna. Për shkak të kushteve të vështira të krijuara nga bllokada ndaj Jemenit, 8000 gra jemenase humbin jetën dhe 70% e medikamenteve nuk gjenden në Jemen”.
Në raportin e organizatës ISTINAF gjithashtu thuhet: “Si rezultat i sulmeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër qendrave arsimore, për shkak të bllokadës ekonomike dhe mospagesës së rrogave, femrat jemenase kanë mbetur të privuara edhe nga arsimi. Në mesin e refugjatëve jemenas ekzistojnë 800.000 gra jemenase të cilat jetojnë në kushte të mjerueshme. Përveç kësaj, në Jemen ekzistojnë 65.000 pacientë të sëmur me sëmundje kancerioze që një numër i madh i tyre janë gra dhe po përballen me rrezikun e vdekjes për shkak të bllokadës”.