“Nëse ka një konfrontim, atëherë Kina nuk do të ketë frikë nga kjo dhe do të luftojë deri në fund”, tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi, transmeton Kosova Post.
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se Kina nuk ka frikë nga konfrontimi me Shtetet e Bashkuara, por mirëpret bashkëpunimin nëse interesi është reciprok.
Problemet në marrëdhëniet amerikano-kineze janë reduktuar në “vlerësime strategjikisht të gabuara” të palës amerikane, deklaroi Yi në një fjalim të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme kineze, dhe raporton Reuters.