Nda Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës (MMK), ka njoftuar se nesër më 18 maj 2021, do të vijë për vizitë Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, raporton Kosova Post.
“Vizita e ministrit të mbrojtjes të Shqipërisë do të bëhet me 18 maj 2021, ditë e martë, në ora 10: 30 në Ministri të Mbrojtjes.
Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta pres Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se pas takimit, të dy ministrat pritet të prononcohen për media./KosovaPost/