Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë Hulusi Akar, të mërkurën ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari, shkruan KosovaPost.
Për homazhe në Kompleksin e varrezave në Prekaz, ministri turk ishte shoqëruar nga homologu i tij Armend Mehaj.
Me këtë rast, ministri Mehaj ka shkruan në Facebook se ‘është një emocion i veçantë kur nga miqtë e Kosovës nderohet sakrifica historike e kombit’.
Postimi i plotë:
“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bënë nderime pranë Varrit tê Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz.
Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar. Ju faleminderit miku ynë, Ministër Akar.