Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.
Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet një postimi në Facebook, se ka vizituar në Aeroportin e Gjakovës komandot e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të FSK-së, të cilët me instruktorët ushtarakë amerikanë, janë duke realizuar trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale.
“Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë”, shkroi ai
“Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë i ministrit Mehaj: