Gjatë vitit 2021 është përmendur shumë rritja ekonomike, e sidomos nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku këtë nuk e kuptonte asesi opozita, ku sot ministri i Financave, Hekuran Murati e ka bërë të ditur se çka në fakt nënkupton rritja ekonomike, shkruan KosovaPost.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Doganës së Kosovës ka folur lidhur me të hyrat në vitin që shkoi.
Ai tha se në vitin e kaluar është shënuar rekord me të hyra, dhe sipas tij kanë arritur në nivel të jashtëzakonshëm.
“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve në përgjithësi edhe si Qeveri jemi të kënaqur me performancën e vitit që shkoi sa i përket të hyrave, ku një kontribut të madh pra e kanë edhe Doganat e Kosovës.
Në përgjithësi është shënuar një rekord në të hyra dhe përvec kësaj ka edhe indikatorë të tjerë që mund të tregojnë për performancën më të mirë, për të cilët besoj edhe drejtori do t’i sqaroj në detaje.
Por si përgjithësi mund të thuhet që të hyrat kanë arrit në nivel të jashtëzkaonshëm”, përfundoi ai.