Ministri Peci e pret në pikën kufitare në Han të Elezit homologun e tij bullgar

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë Kiril Vatev, ka mbërritur të enjten për një vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast në pikën kufitare në Han të Elezit është pritur nga Ministri i BPZhR-së, Faton Peci.

Sipas njoftimit nga  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë, ministri i Bullgarisë, Vatev së bashku me ministrin Peci në takimin bilateral që do ta zhvillojnë gjatë ditës do të diskutojnë për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural përmes projekteve të përbashkëta zhvillimore.

“Krahas kësaj, të dy së bashku do të realizojnë edhe një varg aktivitetesh, duke përfshirë këtu vizitat tek disa agrobiznese vendore në vendin tonë, për t’u njohur nga afër me potencialin zhvillimor të prodhuesve vendor”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

Po ashtu ministri Peci dhe homologu i tij bullgar, Kiril Vatev gjatë kësaj vizite do të bisedojnë edhe për mundësitë e thellimit të shkëmbimeve tregtare mes shteteve të tyre në mënyrë që produktet e Kosovës të jenë pjesë e tryezave bullgare.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika