Xhelal Sfeçla, Ministër i Punëve të Brendshme, ka treguar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me atë gjermane, kanë realizuar një aksion të përbashkët, me ç’rast është arrestuar një person shumë i kërkuar, shkruan Kosova Post.
“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete” – ka shkruar ndër të tjera Ministri Sfeçla.
Për më shumë, ai ka thënë se mbeten të përkushtuar “maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar.”
Lajmin për arrestimin e personit shumë të kërkuar Ministri Sfeçla e ka dhënë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook./KosovaPost/