Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur në takim zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë nga homologu, Ministri Matteo Piantedosi.
Ministri Sveçla dhe Ministri Piantedosi biseduan për forcimin e angazhimit të përbashkët të forcave të Policisë së dy shteteve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe veprimeve tjera ilegale. Poashtu, është lavdëruar bashkëpunimin i shkëlqyer në mes të forcave të Policisë së dy shteteve.
Ministri Sveçla dhe Ministri Piantedosi janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral për tu përballur suksesshëm me sfidat e sigurisë me të cilat dy vendet ballafaqohen. Ministri Sveçla e falënderoj dhe i shprehi mirënjohje Ministrit Piantedosi për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë që ai udhëheqë si dhe për shtetin Italian, të aktiviteteve të Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
Në fund, Ministri Sveçla e ftoj Ministrin Piantedosi për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për t’i treguar rezultatet konkrete të bashkëpunimit në mes dy shteteve.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj.