Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetët e rinj

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka shpallur konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/2022, shkruan Kosova Post.

Konkursi i shpallur për pranim të kadetëve, vlen për këto qendra ushtarake:

Akademia e Mbrojtjes, Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë -menaxhimi dhe udhëheqja ushtarake, Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të ministrisë, konkursi do të jetë i hapur deri më 11 qershor 2021.

Aplikimi bëhet online në uebfaqen: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika