Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (MShK), ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit, rreth situatës me Covid-19, shkruan Kosova Post.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334” – thuhet në njoftimin zyrtar.