Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, është shprehur e ngazëllyer pas nënshkrimit të marrëveshjes në Elbasan, me homologun e saj Ulsi Manja, transmeton Kosova Post.
“E zotuar me vullnet dhe gatishmëri, krahas ministrave të Kabinetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe pranë kolegëve nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, nënshkruam Marrëveshjen për ndihmë juridike në çështjet civile dhe tregtare, e cila do të rregullojë procedurat në gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë, marrëdhëniet tjera civile ose tregtare të personave fizik por edhe të personave juridik”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.
Sipas saj, ky integrim i mekanizmave të drejtësisë, nënkupton një hap tejet të madh dhe të rëndësishëm, për qytetarët e të dyja vendeve.
Për më shumë, lexojeni postimin e plotë:
E zotuar me vullnet dhe gatishmëri, krahas ministrave të Kabintetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe pranë kolegëve nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, nënshkruam Marrëveshjen për ndihmë juridike në çështjet civile dhe tregtare, e cila do të rregullojë procedurat në gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë, marrëdhëniet tjera civile ose tregtare të personave fizik por edhe të personave juridik.
Integrimi i institucioneve tona kombëtare të të dy shteteve, do t’i forcojë ato dhe si të tilla do t’iu shërbejnë më mirë e më shumë qytetarëve tanë, të cilët çdo herë e më shumë do të ndihen dhe trajtohen plotësisht si në atdheun e tyre, pavarsisht nëse do të jenë andej apo këtej kufirit.