Shkruan: Edlira Durmishaj
Vullnet Sinaj përfaqësues i Big Market sot bëri një gjest fisnik apologjie ndaj bashkësisë së besimtarëve musliman për një situate të krijuar mes një menaxheri të kompanise Big Market dhe znjsh. Elsa Llucaj e cila kishte kërkuar të punësohej pranë njërit nga filialet e Big Market – Shkodër.
Duke e quajtur ngjarjen e Shkodrës një keqkuptim fatkeq për të dy palët, ai u shpreh se biznesi shqiptar është sot mjaftueshëm i emancipuar për të mos abuzuar me parimet e barazisë dhe përfshirjes, konform standardeve ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë .
Ai mori pjesë në një takim miqësor me, juristë, deputetë e aktorë të shoqërisë civile dhe teolog të njohur.
Rasti “Elsa” krijoi një reagim publik, i cili u bë viral pas përdorimit të gjuhës etiketuese nga ana e menaxherit të Big Marketit për Shkodrën, falë faktit se ajo është e mbuluar.
Pas bisedës së hapur dhe të sinqertë, u dakordësua që rasti Elsa ishte një “incident” lokal, jo filozofia e kompanisë në raport me besimtaret dhe ajo ka përherë dyert e hapura për të punuar në Big Market, me meritë dhe liri të plotë për të ushtruar të drejtat e saj si besimtare dhe si punonjëse.
Duke e quajtur ngjarjen një ‘keqkuptim’ fatkeq për të dyja palët, ata u shprehën se, biznesi shqiptar është sot mjaftueshëm i emancipuar për të mos abuzuar me parimet e barazisë dhe përfshirjes, konform standardeve ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë dhe se janë krenarë të shërbejnë si modeli i cili transmeton qëndrimin, bashkëpunimin dhe reagimin professional por mbi të gjitha njerëzor në funksion të konkretizimit të harmonisë fetare në përditshmërinë e punës së tyre. Pjesëmarrësit shprehën keqardhjen për situatën e shkaktuar nga nënpunës të një filiali, të cilët jo domosdoshmërisht përfaqësojnë opinionet dhe vlerat e kompanisë dhe u treguan të gatshëm ti kushtojnë më shumë vëmendje rishikimit të kodit të tyre të etikës dhe rregullores se brendshme në mënyrë që të sherbejnë si një model parandalimi për çdo rast tjetër si ky, që rasti si i Shkodrës të mos përsëritet më në të ardhmen në biznese apo instiucione tjera.
Pasi shtrënguan duart e bashkëpunimit dhe përzemërsisë me Elsën, dhe të pranishmit, premtuan promovim në shkallët më të larta profesionale për Elsën, duke i lënë asaj hapësirë të zgjedhë çfarëdo që ajo dëshiron si pozicion professional.
Edlira Durmishaj tha në tryezë se hartimi i kuadrit ligjor që mbron parimet e barazisë, diversitetin dhe përfshirjen ështe i domosdoshëm. “Angazhimi ynë në mbrojtje të vajzave dhe grave me identitet fetar të lexueshem është i pandërprerë dhe ligji është përgjigja më e mirë në parandalimin e rasteve të ngjashme” – tha Durmishaj, si ambasadore e World Hijab Day
Ky rast risolli në vëmendje debatin mbi islamofobinë i cili është bërë gjithnjë e më shumë një temë e ndjeshme në Shqipëri, ku bashkëjetesa fetare spikat si virtyti kolektiv më i larte i vendit.
Falënderim i veçantë shkon për z.Vullnet Sinaj, i cili tregoi gatishmëri të plotë dhe vullnet jo vetëm për të korigjuar rastin e Elsës por edhe për të ofruar modelin e biznesit shqiptar i cili diskriminimin me bazë fetare, e sheh si antivlerë dhe antinjerëzore.
Pas këtij reagimi konstruktiv publik, nga ana e kompanisë Big Market, u bë e mundur tërheqja e ankimimit të rastit të Shkodrës nga Komisioneri Kundër Diskriminimit, si dhe anullimi i Peticionit për Bojkotimin e Big Market.
Falënderim i përzemërt për të gjithë qytetarët të cilët u solidarizuan me rastin në fjalë dhe bënë të mundur këtë reagim të frytshëm për të gjithë.
Pa mbështetjen tuaj forca jonë nuk do të ishte njësoj.