Ministri i Punëve të Jashtme të Moldavisë dhe Integrimit Evropian Aureliu Ciocoi publikoi një mesazh solidariteti dhe ngushëllimi për zjarret në pyjet në Turqi, transmeton Kosova Post.
Aureliu Ciocoi postoi një mesazh solidariteti dhe ngushëllimi për zjarret në pyjet e Turqisë në llogarinë e tij në Twitter, duke etiketuar ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu.
“Jam shumë i pikëlluar për humbjen e jetës së njerëzve si pasojë e zjarreve shkatërruese të pyjeve në Turqi. Në emër të Ministrisë, i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta ministrit Çavusoglu”, shkruan Ciocoi, në postimin e tij.
Duke theksuar solidaritetin e tyre me Turqinë, Ciocoi falënderoi qeverinë turke për mbështetjen e saj ndaj turistëve moldavë.
Ndërkaq ministri Çavsoglu falënderoi homologun e tij moldavian duke thënë: “Faleminderit për ngushëllimet dhe solidaritetin tuaj.”
Mevlut Çavusoglu pati një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm të Spanjës, njëherësh ministrin për çështjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Bashkëpunimit Jose Manuel Albares.
Çavusoglu falënderoi Spanjën për ndihmën e saj ndaj Turqisë sipas Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
Ai gjithashtu falënderoi ministrin Albares në Twitter dhe ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i cili do të dërgojë një aeroplan zjarrfikës në Turqi, për miqësinë, solidaritetin dhe mbështetjen e treguar nga vendi i tyre.
Komisioni Evropian njoftoi gjithashtu se tre avionë zjarrfikës do të dërgohen për të mbështetur luftën kundër zjarreve në Turqi.
Komisioni tha në një deklaratë se Turqia kishte aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe në përgjigje, Komisioni Evropian veproi për të dërguar 1 avion tip Canadair nga Kroacia dhe 2 avionë të tillë nga Spanja.trt