Momenti i nokautit fatal të Furyt ndaj Wilderit (Video)

Tyson Fury ka fituar super-meçin e shumëpritur ndaj Deontay Wilder në kuadër të divizionit WBC në kategorinë e peshave të rënda, duke mbrojtur titullin kampion bote.

Boksieri britanik është treguar edhe një herë i fortë duke fituar meçin e tretë mes tij dhe amerikanit Wilder në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Fitorja e Furyt erdhi pas një përballje gjigante e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.

“Gipsy King” arriti ta nokautojë “Bombarduesin e Bronztë” në raundin e 11-të pas një goditje fatale me të djathtën.

Boksi fatal i Furyt ndaj Wilderit

Përballja e tyre e parë në vitin 2018 kishte përfunduar me barazim, ndërsa në sfidën e dytë (të vitit 2020), ‘Gipsy King’ kishte triumfuar me nokaut teknik. Dhe pas kësaj fitoreje, Fury e ka konfirmuar dominimin e tij përballë Wilder.

 

 

 

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika