Një korrespodent australian u gjend në një situatë dramatike derisa po raportonte në Ukrainë pas sulmeve ruse që filluan në orët e para të së enjtes.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fotoreporteri Bryce Wilson po raportonte nga qyteti Kramatorsk i Ukrainës, kur u ndesh me raketën që po i fluturonte ‘sipër kokës’.
Linjat ajrore kanë anuluar fluturimet drejt Ukrainës për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve pasi armët kanë filluar të mbushin qiellin në të gjithë rajonin, derisa avionët u ndaluan gjithashtu në disa pjesë të Rusisë.