Meteorologët parashikojnë edhe këtë fund javë me mot të ngjashëm sikur ditëve të kaluara.
Mot i qëndrueshëm parashihet të mbajë edhe sot e enjte, derisa në mëngjes do të ketë ngrica të thella, e nga dita e premte do të ketë periudha të vransirave dhe kthjellimeve, e në aspektin termik temperaturat shënojnë rritje.
Ditën e diel, orëve të mbrëmjes edhe paraqiten kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit, e ditën e hënë shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit. Reshje bore priten vetëm në vise të larta malore.
Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga -6C rriten në 1C të shtunën e 5C ditën e hënë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 8C të premten, e në fundjavë deri në 11C.
Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet në vlera të larta, e nga fundjava në rënie graduale në vlera normale