Meteorologët bëjnë të ditur se në fundjavë do të rikthehet sërish moti dimëror, me borë dhe shi.
Pas një moti relativisht më stabil, në këto dy ditët e fundit, në fundjavë sërish rikthehet moti dimëror, me ç’rast priten edhe të reshura bore, në vise të ulëta gjatë ditës të përziera edhe me shi.
Javën e ardhshme acari polar nga verilindja e kontinentit zbarkon edhe mbi vendin tonë, ku zbret ndjeshëm temperaturat, edhe ato maksimale.
Kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Në ditët e fundjavës, pritet një përmirësim i gjendjes me cilësinë e ajrit. Qarkullimi i mirë ajror edhe mban ndotësit ajror më të shpërndarë.
Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme, por edhe të mira, sidomos ditën e diel.