Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të borës.
Sipas parashikimeve të IHMK-së, reshje shiu e bore do të ketë edhe të shtunën por me intensitet më të vogël.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.
Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët.