Ministria e Shëndetësisë ka pranuar donacion 15 mijë rapid teste për COVID-19, përcjell Kosova Post.
Kjo është bërë e ditur nga kjo ministri përmes një njoftimi në Facebook.
“Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot u takua me Ambasadoren e Francës Znj. Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Z. Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vakinave.