The Guardian ka publikuar pamje të një shpërthimi në qytetin libanez Zibqin, pasi Izraeli ndërmori një valë sulmesh ajrore të dielën herët.
Izraeli e përshkroi sulmin si parandalues ndaj grupit Hezbollah që mbështetet nga Irani.
Hezbollahu tha se hodhi drejt Izraelit qindra raketa dhe dronë për t’u hakmarrë për vrasjen e një prej komandantëve të kryesorë, muajin e kaluar.
Këto lëvizje kërcënojnë të shkaktojnë një luftë të madhe rajonale dhe t’i rrënojë përpjekjet që po bëhet për armëpushim në Gazë, ku Izraeli po lufton kundër grupit palestinez, Hamas, aleat i Hezbollahut.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një takim të kabinetit të tij se ushtria rrëzoi “mijëra raketa që ishin nisur drejt Izraelit verior”. U bëri thirrje qytetarëve t’u përmbaheshin udhëzimeve të autoriteteve.