Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka publikuar raportin e Institutit Kombëtar, të Shëndetit Publik (IKShPK), për sa i përket gjendjes me COVID-19, transmeton Kosova Post.
Ky është raporti i plotë:
10 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 444.