Futbollisti i mirënjohur nga Kosova Vedat Muriqi, pritet të rikthehet në ligën turke, shkruan Kosova Post.
27 vjeçari përflitet se do të rikthehet në Ligën e Parë Turke, pas eksperiencës jo të mirë në Serie A.
Fenerbahçe, Besiktas, e Galatasaray janë emrat e skuadrave të cilat janë lakuar në këtë drejtim.
Lacio nuk i dha shumë hapësirë sulmuesit kosovar, ndërsa vetë ai thuhet se preferon Galatasaray-n, me synim që të rikthehet në majën e futbollit turk.
Për Muriqin interesim kanë shprehur edhe disa klube të tjera evropiane.
Në fanellën e Lacios, ai e ka qëlluar rrjetin vetëm dy herë, qysh nga transferimi i para një viti nga Fenerbahçe./KosovaPost/