Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, të paktën deri në fund të sezonit do të jetë pjesë e skuadrës Mallorca.
Me këtë rast Muriqi i ka falënderuar fansat e Lazios.
Ai tha se nuk arriti t’ua tregonte Vedatin e vërtetë.
“Dua të falënderoj fansat e vërtetë të Lazios për besimin, përkrahjen dhe respektin që ma dhanë. Fatkeqësisht nuk arrita t’ua tregoj Vedatin e vërtetë mjaftueshëm brenda fushës. Faleminderit shumë që e bëtë Romën shtëpinë time për mua dhe familjen dhe që dhuruat dashuri për ne. Zemra dhe përkrahja ime do të jetë me ju për pjesën e mbetur të ligës. Me dashuri”.