Atalanta si vendase mposhten me rezultat 3:1 nga Lazio, në kuadër të javës së 20-të të Serie A në futboll.
Berat Gjimshiti u paraqit standard me Atalantën por hasën në një rival të fortë, siç është Lazio.
Marushiq në minutën e 3-të, Correa në atë të 51-tën dhe Vedat Muriqi në minutën e 82-të, shënuan për Lazion.
Në minutën e 79-të Pashaliq shënon për Atalantën. Muriqi u aktivizua në minutën e 80-të dhe i mjafton që të realizon pas dy minutave.
Atalanta bie në pozitën e gjashtë me 36 pikë, kurse Lazio është një pozitë me lart me 37 sosh.