Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas premtimit të kryeministrit në detyre Avdullah Hoti, për sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës.
Mushkolaj, ka shkruar në Facebook se Hoti në vitin 2016, atëherë ministër i Financave kishte premtuar se qytetarët do të kishin sigurime shëndetësore nga janari i vitit 2017, ndërsa shton ai se pesë vjet pas, Hoti premton të njëjtën gjë.
Postimi i plotë:
Në vitin 2016 Avdullah Hoti, atëherë ministër i Financave, kishte premtuar se qytetarët do të kishin sigurime shëndetësore nga janari i vitit 2017. Pesë vjet pas, ai po premton të njëjtën gjë. Nejse, atëherë e pat premtuar edhe ndërtimin e stadiumit kombëtar.