Ish-ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe kreu i Partisë Lëvizja Socialiste, Aleksandar Vulin, është zgjedhur sot drejtor i ri i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) në Serbi, transmeton KosovaPost.
Për këtë ka reaguar eksperti i Sigurisë, Agim Musliu në faqen e tij në Facebook duke thënë se: “Ky është shqelm për Evropën (nëse Evropa ka ndjeshmëri për shqelmat ruso-serbë)”.
Ja postimi i tij i plotë:
Vulini u bë drejtor i shërbimit serb të inteligjencës – BIA
Kjo është “medale” nga Rusia për Vulinin.
Ky është shqelm për Evropën (nëse Evropa ka ndjeshmëri për shqelmat ruso-serbë).
Kjo është vulë se Serbia edhe një kohë do të jetë nën kthetrat ruse.
Por, ky është edhe një ngushëllim për shërbimet e inteligjencës në rajon (AKI – Kosovë, ANB – Mal i Zi, SOA – Kroaci, SHISH – Shqipëri, UBK – Maqedoni Veriore, SIPA – BeH), se në krye të BIA-s është një gomar, por i rrezikshëm sepse është prorus./KosovaPost/.
Në foto: Vulini dhe Patrushevi (shefi i të gjitha shërbimeve ruse)