Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje që të kthehet seanca e jashtëzakonshme në të cilën parashihet të votohet Rezoluta që ka të bëjë me mbështetjen e kërkesave për Policinë e Kosovës.
Kjo sepse sipas saj, asnjë seancë tjetër dhe asnjë temë tjetër nuk është më me prioritet se siguria e vendit.
“Asnjë senacë tjetër dhe asnjë temë tjetër nuk është më me prioritet se siguria e vendit. Prandaj unë këkroj që të kthehet seanca e jashtëzakonshme dhe t ë procedojmë që ta votojmë rezolutën e cila kërkon të mbështetë kërkesat e Policisë së Kosovës”.
“Nuk mjafton të bëjmë spote reklamuese e të përqafohemi me ta policia e kosovës ka nevojë urgjente ti plotësohen kërkesat”, tha Musliu.
Ndryshe gjatë seancës paraprake Vetëvendosje nuk morri pjesë në debatin e ftuar nga opozita për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Kusari-Lila tha se rezoluta e propozuar nga PDK nuk a të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës.

























