Ragmi Mustafi, këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi.
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, ka theksuar se një gjë të tillë shqiptarët do ta ndërmarrin si kundërpërgjigje “ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”.
“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkëpunimit, kërcënon dhe cenon sigurinë gjithandej rajonit”, ka shkruar Mustafi në Facebook.