Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka vizituar sot familjen e Presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, ku u mirëpritë nga Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi i cili aktualisht është në Hagë, përcjell KosovaPost.
Fillimisht, Tërnava, përgëzoi babin e Presidentit Thaçi për gjendjen e tij të shkëlqyer shëndetësor, duke lutur Zotin që të gjithë ata që gjendën në Hagë të jenë mirë më shëndet dhe të kthehen sa më parë në vendin tonë.
“Më erdhi mirë fillimisht që babai i Presidentit Thaçi ishte jashtëzakonisht mirë me shëndet dhe kjo na gëzon, por edhe lusim Zotin që edhe ata që gjenden në Hagë të jenë mirë me shëndet si dhe sa më shpejt të kthehen në Kosovë, për shkak se vendi ynë ka çdo herë nevojë për çlirimtarët e vendit”, tha ai.