Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh edhe kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka ka bërë me dije se ka marrë mbështetjen të një partie tjetër për balotazh.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për partinë e zv/kryeministres Emilija Rexhepi (NDS).
“Angazhimit tonë po i bashkohet edhe një parti tjetër.Sot zv/kryeministrja Emilja Rexhepi konfirmoi se do të mbështes kandidaturën time për kryetar të komunës. Falënderoj edhe partitë tjera që në raundin e parë më kanë mbështetur”, ka thënë Haskuka në një konferencë për media.
Më tutje, ai ka thënë se më 14 nëntor, qytetarët do të vendosin me votë se a duan kthim prapa në Prizren apo vazhdim të qeverisjes, siç thotë ai të mirë.
Afrimi me partinë e Redzepit pritet të rris votat e Haskukës në Prizren, sidomos tek komuniteti boshnjak ku zëvëndëskryeministrja gëzon autoritet të lartë.