Sipas burimeve të Kosova Post, në këto momente është duke u mbajtur takimi i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa pritet të zyrtarizohet kandidatura e Mytaher Haskukës për Komunën e Prizrenit.
Haskuka, siç duket e ka kaluar “testin” lokal, duke e marr mbështetjen e shumicës së aktivistëve në Prizren.
Këtë e ka bërë të ditur aktivisti Baton Hoti nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook:
“Qytetaret e Komunes se Prizrenit e kane votuar Prof. Dr. Mytaher Haskuka dhe vetem ata mund t’ia ndalin kandidimin. Verdikti i popullit nuk kalon nëpër tryezat e lira të kshillëve te partive politike!”
Sipas burimeve të afërta me Haskukën, ka mbetur vetëm formalizimi zyrtar i kësaj kandidature./KosovaPost/