Pas njoftimit se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është në mesin e 47 deputetëve që u ndalohet kandidimi për deputet, ka reaguar edhe anëtarja e kësaj partie Arbërie Nagavci, shkruan Kosova Post.
Ajo ka theksuar se Albin Kurti është lideri i cili gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve.
Tutje ajo shtoi Kurti është lider i pakontestueshëm, dhe do të jetë krymjnistri më i suksesshëm.
Postimi i plotë:
Albin Kurti është lideri që gëzon mbështetjen më të madhe qytetare.
Është lider i pakontestueshëm, ishte dhe do të jetë Kryeministri më i suksesshëm.
Çdo betejë na ka forcuar, secilën sfidë e kemi tejkaluar, e fitoret i kemi të garantuara se qëllimet i kemi të drejta.