Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblen komunale në Ferizaj, Naser Beqiri, ka shfrytëzuar profilin e tij në rrjetet sociale, për t’i shkoqitur segmentet e prioriteteve programore, për realizmin e të cilave ai është zotuar se do të angazhohet në kapacitet e përfaqësuesit të qytetarëve përgjatë mandatit në ardhje.
Këto janë zotimet e shpalosura nga Beqiri
Trotuare të lira dhe qentë endacakë
Nga uzurpimi i trotuareve të dedikuara për këmbësorë nga reklamat e ndryshme, tezgat dhe veturat e bëjnë të pamundur lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një gjendje e tillë është e papranueshme dhe kërkon intervenim urgjent dhe efikas.
Problemi i qenve endacakë mund të zgjidhet lehtë dhe shpejt. Duhet vullnet dhe angazhim.
Prandaj, zotohem se do të angazhohem të lirohen të gjitha trotuaret e uzurpuara, dhe do të nisë një iniciativë për një projekt të veçantë për ndërtimin e një strehimoreje të qenve endacakë.