Aleanca është e shqetësuar për “veprimet agresive” të Rusisë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e këshilloi Aleancën që fillimisht të merret me problemet e anëtarëve të saj, përcjell Kosova Post.
“Marrëdhëniet me Rusinë janë ende të vështira … Rusia po rrit masat shtypëse në territorin e saj, si dhe sjelljen agresive jashtë kufijve të saj,” tha Sekretari i Përgjithshëm pas një sesioni dy-ditor të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Aleancës.
Ai shtoi se Moska me sjelljet e saj po provokon “destabilizimin e situatës në vendet fqinje, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë”.
“Rusia vazhdon të forcojë fuqinë e saj ushtarake nga Baltiku, deri në Detin e Zi, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, nga Mesdheu në Arktik,” deklaroi Stoltenberg.
Sipas tij, gjatë takimit të Këshillit, tema e dezinformimit dhe propagandës nga Rusia u ngrit disa herë.
Stoltenberg gjithashtu akuzoi Kremlinin për “shtypjen e mosmarrëveshjes politike”, duke përmendur situatën me blogerin Alexei Navalny.
Pas kësaj, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, foli.
“Adresoni problemet në vendet tuaja anëtare, të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente – vaksinimi, kriza, të drejtat e njeriut në vendet e NATO-s. Sapo t’i zgjidhni ato, ne do të fillojmë të analizojmë dhe vlerësojmë, vetëm pozitivisht ”, tha Zaharova,transmeton Sputnik.rs. Vendet perëndimore vazhdimisht kanë njoftuar se ata e shohin Rusinë si një kërcënim, ndërsa zyrtarët rusë thonë se Moska përpiqet për marrëdhënie të mira me të gjithë, por nuk mund ta arrijë atë qëllim vetëm./Kosova Post/