Nazim Bllaca nuk ka vdekur lajmin e ka konfirmuar vëllai i tij Liman Bllaca.
Liman Bllaca për arbresh.info tha se nuk është e vërtetë ai është mirë.
“Nazimi gjallë është mirë, është, ajo çka ka thënë avokati i Veselit rren është, nuk kam çka me thanë më shumë mjafton me ditë që vëllaun e kam gjallë”, ka deklaruar Bllaca.
Lajmin për vdekjen e tij e dha avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së deklaroi se Nazim Bllaca ka vdekur.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).