Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsylaj, përcjell Kosova Post.
Ndërsa shpreh ngushëllime për familjen, Konjfuca thotë se Tahirsylaj la shenja të pashlyeshme të punës së tij të palodhur, që e bëri për kohë të gjatë.
“Humbëm një profesionist të dalluar, që me përkushtimin e tij la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë, në sferën akademike universitare, si dhe në tërësi në fushën e meteorologjisë në vendin tonë”, u shpreh Konjufca.