Pas Partisë Social Demokrate të Zvicrës dhe Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar një mbështetje tjetër të rëndësishme ndërkombëtare.
Partia Socialiste e Belgjikës, me bazë ne Bruksel, ia ka adresuar një letër të hapur mbështetëse kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti.
Në letrën e nënshkruar nga Kryetari i Partisë Socialiste belge, z. Paul Magnette, shkruan:
“Në ngjashmëri me Partinë Socialiste belge, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbron një drejtësi shoqërore për të gjithë, i kushton vëmendje të posaçme sektorëve themelorë të shtetit që janë shëndetësia, arsimimi dhe mirëqenia në punë. Po ashtu, ajo mbron barazinë gjinore dhe në përgjithësi, përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithave e të gjithëve”.