Ka ndërruar jetë profesor Zenel Kelmendi, ish-rektor i Universitetit të Prishtinës.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Sot ndërroi jetë axha im, prof. Zenel Kelmendi. Ishte njeri shumë i dashur për të gjithë familjen, veprimtar i çështjes kombëtare, doktor i mjekësisë, profesor dhe rektor i parë i Universitetit të Prishtinës pas luftës. La pas vetes shumë. Do ta kujtojmë gjithnjë, dhe do na mungojë të gjithëve”, ka shkruar Aliu.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës në Arbëri.