Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima mashkull është ngacmuar nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruan Kosova Post.
Rasti i cilësuar si “ngacmim”, është raportuar dje në polici.
Këto janë detajet që i jep policia:
“Gllogoc 27.08.2021 – 15:28. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se ishte ngacmuar përmes mesazheve dhe telefonatave nga një i dyshuar mashkull kosovar lidhur me disa publikime në rrjetet sociale. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.”/KosovaPost/