Pas një debati mbi gjashtë orësh, Kuvendi i Serbisë, ka zgjedhur Qeverinë e re e cila vijon tutje qëndrime pro ruse.
Zgjedhja e saj pasoi një debat me plot kritika të shumta nga opozita serbe, përcjell klankosova.tv.
Me 152 vota për, 61 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan për Qeverinë e re.
Siç shkruan b92, pas betimit, qeveria e re do nis mandatin e ri katërvjeçar.
Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviq, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).