Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e vdekjes ka kujtuar ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, duke nderuar veprën e saj pranë bustit të vendosur në Prishtinë,përcjell Kosova Post.
Ndërsa bëri nderimet , mikes së Kosovës, presidentja e vendit u shpreh se do të kujtojmë gjithmonë kontributin këmbëngulës për lirinë e demokracinë tonë.
Tutje theksoi Osmani se trashëgimia e saj është skalitur në historinë tonë.
“Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, ne nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright. Trashëgimia e saj është skalitur jo vetëm në faqet e historisë sonë, por edhe në strukturën e vendit tonë. Ne do ta kujtojmë përgjithmonë kontributin e saj këmbëngulës për lirinë dhe demokracinë tonë”, është shprehur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
On the 2nd anniversary of her passing, we paid tribute to former Secretary Madeleine Albright.
Her legacy is etched not just in the pages of our history but in the very fabric of our country. We will forever remember her relentless contribution to our freedom and democracy. pic.twitter.com/xbDjbcIsvY
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 23, 2024